SHBA: 10 vjeçari e vret nënën e tij sepse nuk ia bleu kufjet


SHBA: 10 vjeçari e vret nënën e tij sepse nuk ia bleu kufjet

 2 minuta më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një djalë 10-vjeçar raportohet se e ka qëlluar për vdekje me armën e zjarrit, sepse ajo nuk ia bleu kufjet online.

Rasti tragjik ka ndodhur në .

I dyshuari aktualisht ndodhet në një qendër paraburgimi për të mitur.

Prokurorët deklaruan se djali hyri në llogarinë e nënës së tij “Quiana Mann – Amazon” dhe porositi kufjet një ditë pasi e vrau.

10-vjeçari tha se nga dhoma e gjumit e mamasë së tij rreth orës 7 të mëngjesit të datës 21 nëntor.

Ai më pas kishte shkuar në bodrumin, ku ajo lante rrobat dhe duke luajtur e kishte qëlluar me armë zjarri.

Por, më pas djaloshi e kishte ndryshuar deklarimin duke thënë se ia kishte drejtuar me qëllim armën asaj, raportojnë mediat amerikane.

Përveç që i kishte porositur kufjet një ditë pas vdekjes të së ëmës, 10-vjeçari e kishte sulmuar edhe kushëririn e tij.

Ai tha se kishte planifikuar që të qëllonte në mur për ta frikësuar nënën, por që plumbi e goditi atë pasi ajo doli përpara.