Artistët e organizatës “THE ART” realizuan projektin “Arti përtej kufirit”


Artistët e organizatës “THE ART” realizuan projektin dy ditor titulluar “Arti përtej kufirit” në Bogovinë gjatë datave 26 dhe 27 Nëntor. Në këtë projekt dy ditor morrën pjesë nxënësit nga shkollat fillore të Komunës së Bogovinës të cilët së bashku me artistët e kësaj organizate punuan dhe prezentuan instalacionet me temë: Migrimi, Braktisja e institucioneve kulturore, Edukimi , Shëndeti mendor te femijeve, Ekspozitë kolektive (miniaturë).

Ky projekt i organizuar nga organizata “The Art” Suharekë e udhëhequr nga drejtoresha Drenueta Berisha në bashkëpunim me Galerinë e Arteve-Tetovë është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Bogovinës. Organizatorët e këtij projekti ndanë mirënjohje për kryetarin e Komunës, drejtorin
e Galerisë së Arteve – Tetovë z.Ilir Kurtishi dhe kuratoren e projektit Enisa Ajruli.