Për “Ditën e Flamurit” bëhet hapja solemne e sallës sportive në SHFK “Eqrem Çabej” – Sllatinë


Në SHFK “Eqrem Çabej” – Sllatinë është organizuar një aktivitet për “Ditën e Flamurit” ku u bë hapja solemne e sallës sportive në fshatin Sllatinë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri i cili dha edhe një mesazh për rininë.

“Ne besojmë dhe do të punojmë që të kurorëzojmë përpjekjet tona dhe të shërbejmë para së gjithash rinisë shqiptare për të forcuar ndjenjat e atdhetarizmit, frymën e besimit dhe të shpresave të mëdha se atdheu është më i bukuri në botë, është vend I bekuar, ku do të realizohen ëndrrat, idealet dhe dëshirat e tyre.
Gëzuar 110-vjetorin e Pavarsisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar”, tha Neziri gjatë fjalimit të tij në hapjen solemne të sallës sportive në Sllatinë./Pa Censurë/
Postimi i plotë: