Su*lmohen se*ksualisht dy vajza të mitura në Skenderaj, të dyshuarit i morën me zor dhe i çuan në park


Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhu*nës në familje, ngac*mimeve e su*lmeve se*ksuale. Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin. Mediat në vazhdimësi ka raportuar për këto raste dhe për të dyshuarit që kanë rënë në prangat e Policisë.

Në shumë raste viktimat janë vajzat e mitura, të cilat nuk po kanë siguri askund dhe po kërkojnë mbrojtje e ndihmë nga shteti.

Një rast i frikshëm ka ndodhur dje në komunën e Skenderajt, ku dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga dy persona të moshës madhore.

Burimet e mediave brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 21 dhe 23-vjeçari dyshohen se i kanë marrë vajzat pa dëshirën e tyre dhe të njëjtat i kanë dërguar në parkun e qytetit.

Bazuar në dëshminë e vajzave të cilat para hetuesve policorë kanë rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje, Sinjali mëson se të dyshuarit i kanë puthur dhe i kanë prekur në zona të ndryshme të trupit dy të miturat.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion dy të rinjtë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’./GazetaSinjali/