Ahmeti: “Në universitete ruhet më së miri gjuha dhe dëshmohet madhështia e saj”


Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se pikërisht në universitete ruhet më së miri gjuha. Në vigjilje të festave të nëntorit, rrespektivisht festës së alfabetit kreu I BDI-së thotë se në UT, janë promovuar tre amfiteatro të cilët do të mbajnë emrat e intelektual të rilindasve në Kongresin e vitit 1908.
Postimi i plotë:

Në universitete ruhet më së miri gjuha, aty në edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re dëshmohet madhështia e saj, aty merr kuptimin çdo përpjekje dhe sakrificë për përjetësinë e saj! Kënaqësi e veçantë që sot në Universitetin e Tetovës bashkë me studentët rikujtuam angazhimin intelektual të rilindasve në Kongresin e vitit 1908 në Manastir dhe përuruam tre amfiteatrot që do të mbajnë emrat e veprimtarëve të arsimit shqip – Abdylselam Eminit, Rafi Halilit, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit. Uroj që këto emra të vendosur në hyrje të këtyre amfiteatrove të jenë frymëzim i përditshëm për të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre të dijes, rikujtim i përgjegjësisë madhore të ruajtjes së vlerave kombëtare!