Su*lmi në Kumanovë, Dimitrievski kërkon përgjigje nga Kovaçevski, Spasovski dhe Ahmeti

Kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, për su*lmin e huliganëve të maskuar në lagjien “Orta Bunar”, ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Në interes të opinionit kërkoj përgjigje nga kompetentët në MPB lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë. Kush po mundohet ta rrënojë bashkëjetesën në Kumanovë dhe a është ky vetëm një incident i izoluar? A i shqetësuan koncertet e para pesë ditëve që mbushën sheshin me të rinj maqedonas, shqiptarë, malazezë, serb, romë, turq, vllehë e boshnjakë, etj. disa persona të vetëshpallur si autoritete dhe tani hyjnë në skenare që tashmë i kemi parë? Pres përgjigje nga Spasovski, Kovaçevski dhe Ahmeti”, ka shkruar kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.