Në Kinemanë Cineplexx në Shkup, mbrëmë u shfaq premiera e filmit “Sofia” i regjisorit Eduard Grishaj. Mes miqsh, artistësh, krijuesish nga bota e kinemasë, politika apo edhe trupi diplomatik regjisori ndau kënaqësinë e kësaj dite por edhe sakrificën dhe kohën e gjatë për realizimin e filmit.
Artan Grubi
Të pranishëm në këtë event filmi ishin edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka dhe gazetari e publicisti nga Kosova, Milam Zeka.
Milaim Zeka-Arbana Osmani
Ngjarjet në film zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta. Autori është frymëzuar nga të rinjtë serbë qe studiojnë gjuhën shqipe.
https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2022/11/315466314_6739342429416383_3796021009083376035_n.mp4?_=1
Mes kastit si Rozafa Celaj, Antonio Kodrinaj, Rita Gjeka, Adem Karaga, Alfred Trebicka, Çun Lajçi, Arbana Osmani etj, bie në sy dhe pjesmarrja e aktores së madhe Tinka Kurti. Filmi ka fituar edhe çmime në Festivalin e Filmit në Romë “International Movie Aëard” në kategoritë “regjisori më i mirë” dhe “filmi më i mirë romantik”. Adhuruesit filmin tani e tutje mund ta ndjekin në kinemanë Cineplexx në Shkup. (PRESSonline.mk)