Drejtori i një ndërmarrjeje publike në Prilep është paditur penalisht nga e Policia e Prilepit për keqpërdorim gjatë shërbimit. Ai njëkohësisht ka qënë edhe drejtor i ndërmarrjes publike edhe i punësuar në Kroaci.
“Njësia për Punë të Brendshme në Prilep pranë SPB-Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër MA (46) nga Prilepi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, e dënueshme. sipas nenit 353c të Kodit Penal. I denoncuari, në cilësinë e menaxherit të personit juridik nga Prilepi ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratës Kolektive të personit juridik, me atë se deri më 1 shtator 2022 kishte kontratë për punë në Republikën e Kroacisë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e punës në një ndërmarrje publike nga lëmia e veprimtarisë komunale në Prilep, me të cilën ka fituar të ardhura të kundërligjshme”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia