5 hektar tokë për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ja kur fillojnë punimet


Rektori i UNT-së Izet Zeqiri njofton se pesë hektar tokë dhe objektet në kazermën Ilinden vetëm për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. ” Ju faleminderohemi të gjithë atyre që punuan dhe dhanë kontribut që kjo tokë dhe këto objekte në zemër të Shkupit të jenë pronë e Universitetit “Nënë Tereza”. Kjo është një arritje e madhe për ne. Unë kam privilegjin të punoj së bashku me stafin e UNT -së me qëllim që ta rangojmë universitetin tonë sa më lartë në listën e universiteteve më të mira në vend, në rajon dhe më gjërë.
Ne nga dita e hënë nisim të punojmë.
Gjithçka që bëjmë, e bëjmë për studentët, shkruan   Zeqiri.