Nënkryetari dhe koordinatori i grupit parlamentarë nga rradhët e BDI-së, Arbër Ademi i shoqëruar nga deputetja e kësaj partie, Arta Bilalli Zendeli kanë po marrin pjesë në Forumin Rajonal me temë “Analiza e punës parlamentare në fushën e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor” i cili organizohet në në kuadër të Projektit rajonal për promovimin e integrimit në Bashkimin Evropian të organizuar nga GIZ në qytetin e Budva-s, njofton indeks.mk
Në fjalimin e tij, Ademi ka theksuar hapat më të rëndësishëm të procesit tonë të integrimit në BE.
“Brukseli i vlerësoi pozitivisht këto hapa, të cilat rezultuan me nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, që paraqet një sukses të madh për të gjithë ne, me çka rritëm prioritetin tonë strategjik që të anëtarësohemi në NATO dhe e hapëm derën për realizimin e qëllimit tonë të dytë strategjik, të bëhemi anëtare e plotë e BE-së”, ka njoftuar Ademi.
Ai gjithashtu para pjesmarrësve ka folur edhe për raportin e fundit vjetor për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian, në të cilin ka “tone pozitive”, duke pasur parasysh se është raporti i parë për vendin që nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në në Bruksel.
“Procesi i integrimit evropian është në interes të të gjithëve në Evropë, sepse nëse vendet e Ballkanit janë të qëndrueshme dhe të begata, edhe Evropa është stabile”, ka deklaruar Ademi.