Su*lmohet fizikisht një shtetas i Shqipërisë në Tetovë


Dje (07-nëntor) rreth orës 14:15, në rrugën “Beliçica” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin J.M.(42) dhe A.M.(73) nga Tetova, të cilët në ora 14.05 në SPB Tetovë kanë qenë të raportuar nga 36-vjeçari A.S. nga Republika e Shqipërisë se e kanë su*lmuar fizikisht. Sipas raportit, një person tjetër ka marrë pjesë dhe në su*lm është përdorur edhe një mjet i fortë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, ndërsa ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresa përkatëse.