Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi në emisionin “Aanaliza 24” në Tv24 ka deklaruar se rezultati i takimit të liderëve të partive politike parlementare nuk ishte i papritur. Sipas tij, lajmi i mirë është se të gjithë u ulën në të njëjtën tryezë dhe lajmi i keq është se pikëpamjet janë ende diametralisht të kundërta, përcjell PRESSonline.mk
“Në këto momente kritike duhet treguar mençuri dhe unitet, sepse kjo është pengesa e fundit në rrugën drejt BE-së. Shumica e atyre çështjeve politike që kanë qenë pengesë në procesin tonë në të kaluarën janë tejkaluar dhe pres që të gjitha partitë politike të kenë mirëkuptim për të ardhmen e fëmijëve tanë. Në të kaluarën kemi pasur ndarje dhe është krijuar një imazh se ka pasur altruizëm politik”, tha Rexhepi.