Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski, Ambasadori Evropian David Geer dhe Nabil Gangi, kryetar de facto i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut sot prezantuan ndihmën e ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara për konsolidimin e tokës në vend.
Ministria e Bujqësisë me mbështetje financiare të BE-së dhe Agjencisë botërore të ushqimit – FAO, në kuadër të projektit MAINLAND ka ndihmuar bujqit nga 9 rajonet që të zgjidhin cështjen e konsolidimit të tokës bujqësore. Përfitimet e konsolidimit arrijnë nivele të shumëfishta dhe rezultatet pritet të shihen së shpejti – thanë nga Ministria e Bujqësisë.
“Ne kemi nevojë për këto aktivitete për të përmirësuar strukturën e tokës bujqësore, për të përmirësuar aksesin në infrastrukturë, teknologji, tregje dhe duke ruajtur mjedisin për brezat e ardhshëm”, deklaroi Ljupço Nikolovski- Ministër i Bujqësisë.
Sipas Nabil Gangi, Zëvendës Përfaqësues Rajonal i FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe Shef i Zyrës së FAO-s në Maqedoni, MAINLAND e ka pozicionuar Maqedoninë si lider në rajon për zbatimin e reformave të tilla komplekse strukturore të tokës.
“Kujdesi për tokën është prioriteti ynë. Përdorimi I saje do të luajë një rol kyç në planet ambicioze të gjelbërta të Evropës. Sistemet e qëndrueshme të tokës janë në thelb të Marrëveshjes së Gjelbër që nënkupton prodhimin dhe përmbushjen e nevojave me kosto minimale. Synimi është një reduktim 55% i gazeve deri në vitin 2030, si dhe plotësisht deri në vitin 2050”, deklaroi Nabil Gangi-FAO RMV. Euroambasadori David Geer iu referua rëndësisë së burimeve tokësore.
“Së bashku, përmirësuam legjislacionin kombëtar për konsolidimin bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe forcuam kapacitetet teknike dhe administrative të Ministrisë së Bujqësisë, agjencive kryesore dhe kompanive private të rilevimit për menaxhimin dhe zbatimin e suksesshëm dhe të qëndrueshëm të Programit Kombëtar të Konsolidimit të Tokës”, deklaroi David Geer- Ambasadori Evropian.
Objektivi kryesor i projektit, me vlerë 2.86 milionë euro, ishte zgjidhja e problemit të copëzimit të tokës bujqësore për rritjen e konkurrencës së prodhimit, përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale dhe sigurimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore./KlanMacedonia/