Partia opozitare VMRO DPMNE kërkon nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, që të jap dorëheqje pasi e humbi luftën kundër mushkonjave. Në njoftimin për media nga kjo parti thuhet se Maqedonia ka Qeverinë më të paaftë, ndërsa për fat të keq Qyteti i Shkupit e fitoi babian më të paaftë deri më tani, përcjell Portalb.mk.
“Sot në kryeqytet temë kryesore nuk është ndërtimi i shesheve, parqeve, ujësjellës dhe kanalizim, por problemi kryesor mbeti të jetë spërkatja kundër mushkonjave”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtuar se Shilegovi nuk mund të menaxhojë me mushkonja të thjeshta, mos flasim për ndërtim të ndonjë projekti apo të zgjidh ndonjë problem më të rëndësishëm.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Shilegovi i la qytetarët në mëshirën e mushkonjave që mund të përçojnë sëmundje të llojllojshme që janë prezentë në Evropë dhe rajon.
“Vetëm në shtetet e BE-së këtë vit janë paraqitur 51 raste të sëmurë me Nilin Perëndimor, derisa në Serbi janë regjistruar 70 raste”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se Shilegovi dhe LSDM-ja spërkatjen e thjeshtë kundër mushkonjave e shndërruan në luftë të cilën nuk mund ta fitojnë.
Ata shtojnë se jeta dhe shëndeti janë prekur dhe se ambulancat janë të mbushura me qytetarët që ankohen nga infeksione të ndryshme, alergji, që sipas tyre, vinë si rezultat i mushkonjave dhe paaftësisë së Shilegov të menaxhojë me to.
“Në vend qytetarët të jenë prioritet dhe të zgjidhej ky problem para disa muajve, Shilegovi i la mushkonjat të ngordhin nga natyra. Më tragjike në gjithë situatën është se në shërbimet bashkiake u përpoqën të manipulojnë qytetarët se kryejnë spërkatje kundër mushkonjave me video të vjetër të vendosur në internet”, thotë VMRO.
“Kur veç më qytetarët nuk mund të shpëtojnë nga mushkonjat, le të shpëtojnë nga Petre Shilegov. Shilegov le ti shpëtojë qytetarët sa më shpejtë dhe të jep dorëheqje, pasi të qenurit kryetar i Shkupit nuk është vend i cili mund të udhëhiqet me paaftësi, mosdije dhe mosinteresim”, thuhet në fund të njoftimit për media nga opozitarja VMRO-DPMNE.