Kosovari në Zvicër aku*zohet se “bleu” vajza të mitura nga Shqipëria për djemtë e tij

Në mes të Zvicrës janë mbajtur për 16 vjet katër gra si sk*llave, pa u vërejtur. Javën e ardhshme do të paraqiten në gjykatën e Moutier BE të Zvicrës babai kosovar dhe katër djemtë.

Aku*za thotë: Ai ka blerë për secilin djalë nga një vajzë të moshës mes 14 dhe 17 vjet si “bashkëshorte”. Ai i ka sjellë ato nga Ballkani për në Bernë. E në Zvicër babai dhe djemtë i keqtrajtuan gratë për një dekadë e gjysmë.

Vik*tima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. Atëbotë si 17-vjeçare ajo e kishte parë bashkëshortin vetëm nëpërmjet fotografive. Prindërit e kishin aranzhuar martesën. Prindërve të vajzës u ishte premtuar se vajza e tyre do të ketë një jetë më të mirë në Zvicër.

Një vajzë tjetër ishte vetëm 14-vjeçare e po jetonte në varfëri dhe, sipas hetuesve, ajo ishte shitur për 300 euro nga prindërit e saj.

Gratë u izoluan dhe u kërc*ënuan me vdekje
Por jeta e premtuar doli se ishte kurth. Kryefamiljari Alberim F. (65) i kishte këshilluar djemtë e tij, siç thotë aku*za, saktësisht se si të sillen me “gratë”: të përdorin dhunë psikike dhe fizike.

Më pas gratë ishin rra*hur vazhdimisht nga anëtarët e familjes, ishin poshtëruar, izoluar e madje ishin kërcë*nuar me vd*ekje.

“Ai i ka rra*hur mbi 20 herë me rrip”, thuhet në aku*zë. Në një pikë tjetër të aku*zës thuhet: “Ndonëse ajo ishte shtatzënë, vjehrri e rra*hu të renë derisa nisi të gja*koste”.

Njëra prej vi*ktimave duhej t’ua lante këmbët vjehrrit dhe kunatit. Akta*kuza përbëhet nga 30 faqe. Gratë rrallë lejoheshin të dilnin nga shtëpia dhe nuk kishin thuajse asnjë kontakt me familjet e tyre. Pas 16 vjetëve në Zvicër, njëra nga gratë nuk mund të fliste asnjë nga gjuhët kombëtare, dhe ishte ilegalisht në Zvicër.

Vik*timat më në fund gjenden në një vend të sigurt
Avokati Dominic Nellen (38) i përfaqëson dy prej grave në gjykatë dhe i ka shoqëruar ato për tre vjet.

“Gratë janë të mbrojtura mirë nga gjyqësori. Janë në një vend të sigurt”, thotë ai. Avokati nuk ka folur asgjë për 10 fëmijët, të cilët janë lindur nga këto vik*tima, për t’i mbrojtur ata. Ai thotë se gratë që i përfaqëson janë të tr*auma*tizuara.

“Ato vinin si të mitura, ndonjëherë nëpërmjet kufirit të gjelbër. Ato duhej të ecnin nëpër pyll gjithë natën. Më pas u përdhu*nuan nga burrat e tyre menjëherë pas arritjes në Zvicër. Kjo i ktheu ato në gra”, thotë avokati. Avokati Nellen thotë se është e qartë se prapa sjelljes çnjerëzore qëndron “Kanuni shqiptar”.

“Është një klan i madh familjar, ku sun*dimtar është vjehrri. Ai ishte në qendër dhe jepte urdhra”, tregon Nellen. Në një moment, autoritetet e Bernës e kuptuan rastin.

“Shërbimi social filloi të vendoste kushte. Për shembull, që gratë duhej të ndiqnin kurse gjuhësore dhe të kërkonin punë”, thotë Nellen. Ishte hapi i parë drejt lirisë.

“Ata e kuptuan se një abu*zim i tillë nuk është normal. Para se të vendosnin autoritetet kushte, të gjithë jetonin nën një çati”.

Të pandehurit i mohojnë ak*uzat
Në vitin 2019 gratë më në fund u arra*tisën – 16 vjet pasi vik*tima e parë u soll në Zvicër. Sipas aktaku*zës, ishte përfshirë edhe një agjenci për mbrojtjen e vik*timave. Aktakuza, po ashtu, tregon se asnjë nga të aku*zuarit nuk ka kaluar më tepër se një ditë prapa grillave.

“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me çdo gjë”, thotë avokati i vik*timave.

Të aku*zuarit përballen me dë*nime, ndër të tjera, edhe për tra*fikim me qenie njerëzore, martesa të detyruara, lë*ndim fizik, përdh*unim, dhe akte seksuale me fëmijë.

Dënimi do të bëhet i ditur në seancë
Avokati i njërit prej djemve thotë se ai dëshiron të pretendojë për pafajësi. Për “Blick”, të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre mbrojtës nuk kanë dashur të komentojnë. Është perzumim i pafajësisë.
*Gazeta Blick ka ndërruar emrat e të akuzuarve