Partitë politike shqiptare ”Pro” tryezës së përbashkët


Partitë politike shqiptare në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat shprehen një qëndrim të unifikuar se duhet ulur në një tryezë të përbashkët ku do të diskutohet për heqen e 20% dhe për situatën aktuale politike në vend. Deputetët u zotuan se së shpejti do të zgjidhet çështja e 20% dhe për të njëjtën do të insistojnë deri sa do të ketë një zgjidhje përfundimtare, raporton Klan M.

”Ali Ahmeti i ftoi partitë shqiptare vitin 2018 ju e dini se tendencat e tij zakonisht janë në këtë drejtim, pra ka shumë çështje që po përballet vendi jonë që janë jetike, kriza energjetike, ekonomike, financiare, 20%, futja e bullgarëve në Kushtetutë, BE-ja etj. Unë dua të jem i sinqertë edhe me kolegët deputet, pra informacionet e mia flasin për një tryezë e gjitha partive politike në vend për të folur për gjitha çështjet, pra për ndryshim kushtetute duhet 2/3 e deputetëve gjë që na imponon të ulemi bashkë, se cili do jetë formati i bashkëpunimit nuk mund të parashikoj por besoj se e udhës është sa më parë të gjejmë zgjidhje” – tha Arbër Ademi nga BDI.

‘‘Kemi pritur 30 vite, duhet sa më shpejti ti përmbushim detyrimet si shtetformues, duhet shteti ti trajtojë gjithë qytetarët njësoj pra kjo është shumë e rëndësishme, ne si ASH kemi treguar kapacitete që mund të bëjm edhe ndryshime kushtetuese e dini pra marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 sepse deri atë vit ende Kosova nuk figuronte si shtet i Maqedonisë së Veriut, mirë që erdhi momenti dhe e shfrytëzuam e ndryshuam me insistim të ASH-së ku u bisedua edhe puna e 20% por nuk u bë dhe tani e kemi shansin ta heqim njëher e përgjithmonë, ju kujtohet se si Zaev nga foltorja tha se po kemi biseduar me ASH-në dhe kjo do ndodh me hapjen e radhës së kushtetutës do largohet” – tha Elmi Aziri nga ASH.

”Ndryshimet kushtetuese kanë rëndësi për shtetin dhe shoqërinë, pra kushtetuta duhet hapur, ne jemi faktor si shqiptar në Maqedoni jemi edhe vendim marrës në Kuvend pra vlersojmë se është moment i duhur të hapet tema e 20%, nuk është diqka që bëhet sot nesër por duhet debatuar nuk është me rëndësi se kush e thirr propozimin por kryesorja është të hiqet 20 përqindëshi dhe të vendoset gjuha shqipe” – tha Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA.

”Ne si parti shqiptare jemi gjithë PRO heqjes së 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, pra nuk mund të paramendohet se si shqiptarët në Maqedoni të quhen si 20%, ne si Alternativë do bëjmë maksimumin ta ndryshojmë dhe do jemi faktor i rëndësishëm i kësaj Qeverie’‘ – tha Safije Sadiki nga Alternativa.

Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ata u shprehen me qëndrime të kundërta. Partia opozitare ASH e cila vazhdimishtë ka kërkuar dhe insistuar që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, tani ka ndryshuar qëndrim. Deputeti i kësaj partie Elmi Aziri theksoi në këtë moment, para ndryshimeve kushtetuese dhe krizën ekonomike dhe energjetike, nuk kemi nevojw për zgjedhje të parakohshme parlamentarem. Të njwjtit qëndrim janë edhe nga BDI-ja dhe AAA ndërkaq , nga Lëvizja Besa thonë se janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurdo qofshin ato. /KlanMacedonia/