Qiellgërvishtësja e lakuar drejt përfundimit


Ndërtesa e ashtuquajtur “ndërtesa e lakuar”, një qiellgërvishtëse tërheqëse që duket sikur rrotullohet rreth vetes është drejt përfundimit në Taipei, në ishullin e Tajvanit.

Ndërtesa është projektuar për të mundësuar që të gjitha apartamentet të ekspozohen ndaj diellit në çdo nivel.

Përveç kësaj, do të ketë mbi 25 mijë bimë, në mënyrë që të jetë e denjë për emrin “pylli në ajër”.

Ndërtimi filloi në vitin 2013 dhe duhet të përfundojë brenda këtij viti.

Do të ketë dy apartamente luksozë për kat, që do të shiten për rreth 30 milionë dollarë secila, një prej çmimeve më të larta për banesat në rajonin e Azi Paqësorit.