Karate: Maqedonia e Veriut kthehet me dy medalje argjendi nga Botërori


Në ditën e fundit të Kampionatit Botëror për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj U21, ku marrin pjesë 1859 karateist nga 105 vende të botës që mbahet në Konja të Turqisë Maqedonia e Veriut fitoi dy medalje të argjendit.

Në finale për titullin kampion Bote në kategorinë -84 kg Vitomir Trajkovski u përball me italianin Fiore Matteo, nga i cili humbi me pikë 1-4. Vitomir Trajkovski u deshtë që të kënaqet me titullin nënkampion bote në kategorinë e tij.

Po në finale humbi edhe Stefan Stojanoviq në kategorinë +84 kg karateisti i Arabisë Saudite, Sanad Sufyani, me rezultat 6-. Ashtu si Trajkovski edhe Stojanoviq u deshtë që të kënaqet me titullin nënkampion. Ky rezultat është deri tani rezultati më i mirë në kategorinë U21 dhe në përgjithësi në kampionatet botërore ku Maqedonia fitoi dy medalje të argjendta, që do të thotë se jemi hyrë në top 20 nga gjithsej 1859 garues nga 105 shtete pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Në këtë kampionat, gjyqtari Rade Stefanovski mori licencën më të lartë botërore të arbitrit në Kata dhe Lufta , që paraqet një tjetër dëshmi që në FGederatën e karatesë punohet me hapa të sigurta

Gjatë kampionatit Botërorë që u mbajtë në Konja të Turqisë tre trajner nga Maqedonia e Veriut Nexhbi Dervishi ka marrë licencë botërore pë trajner të karatesë në Kata WKF , ndërsa Berat Jakupi dhe Dejan Ristevski liçencë botërore për trajner në Kumite./KlanMacedonia/