Tra*gjike: Një grua bie nga një objekt në Podujevë, dyshohet për vetëvr*as*je


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Isuf Koliqi’ në Podujevë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj. Një 50-vjeçare ka rënë nga një objekt, duke mos arritur t’u mbijetojë pl*agëve. Dyshimet janë për vetëvr*asje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci. Ai theksoi se Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./Gazeta Sinjali/