Mexhiti: Është mirë që kthehet debati në BDI, do të kërkojmë shkarkimin e Grubit


Pak para nisjes se mbledhjes së Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka deklaruar se është mirë që kthehet debate në Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Është mirë që kthehet debati në Bashkimi Demokratik për Integrim. Janë themeluar organet. Gabim do të jetë tendenca që këto organe të jenë vetëm formale. Mendoj se sot është BDI të cilët e duam, BDI të cilin e njohim ku ka patur debate të ashpra. Çdoherë tendenca ka qenë të përmirësohemi vet dhe mos të në përmirësojë populli”.

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje më emër dhe mbiemër për joefikasitet dhe jorealizim të programit ndërrimi i z. Grubi”, shtoi më tej Mexhiti.