Banori i Shipkovicës: Pritëm 7 vjet derisa të vish ti e të rregullohet përroi


Banori i Shipkovicës Kasamit: kemi prit 7 vjet që ti të vish të japish nënshkrimin për rregullimin e përroit

Një banor i Shipkovicës gjatë ditës së sotshme ka falënderuar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Në video shihet sesi një banor i thotë Kasamit se erdha tek ty në zyrë dhe të thashë të vendosish imza (nënshkrim) dhe ti më the se do e vendosësh. Çe 7 vjet qeveria nuk jep nënshkrim për rregullimin e përroit, Ju erdhët dhe menjëherë e bëtë.

Ndryshe sot banorët e Shipkovicës ishin të kënaqur për rregullimin e përroit dhe me punën e Komunës së Tetovës