Ministria e Punëve të Brendshme njofton për tragjedinë në afërsi të Manastirit.
“Në orën 16:24. nga Shërbimi Emergjent Mjekësor-Manastir, në MPB-në Manastir është raportuar se në vendburimet e ujit të thartë në vendin e quajtur “Srebrena voda” afër fshatit Krstoar- Manastir ndodhen dy persona të vdekur”, thënë Ministria e Brendshme. Ata shtojnë se për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.
“Vdekja është konfirmuar nga ekipi i IMP-së. Identiteti i të ndjerit është vërtetuar: A. N. (68) dhe K. N. (63) nga Manastiri. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion”, tha MPB.