MEPSO në muajin shtator ka kursyer 25% energji krahasuar me muajin gusht


Kompania MEPSO ka njoftuar se në muajin shtator ka shpenzuar 100 429 kWh, ndërsa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar ka shpenzuar 121 829 kWh. Në muajin gusht të këtij viti MEPSO ka shpenzuar 134 117 kWh energji elektrike.

Sipas përllogaritjeve i bie që në shtator janë shpenzuar 25% më pak energji elektrike, gjegjësisht 33 688 kWh se sa në muajin gusht, duke kursyer kështu 6590 euro.

Krahasuar me muajin shtator të viti 2021, është shpenzuar 18% më pak energji elektrike, gjegjësisht 21 400 kWh, duke kursyer 4 186 euro.