Kurti i vendosur: “Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shtyhet vendimi për targat. Ai, pas përfundimit të Samitit për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se këtë vendim e kishin shtyrë më 31 korrik të këtij viti.

“Ne vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka deklaruar Kurti.