Lëvizja BESA: Thirrje publike për drejtor departamenti – apel profesionistëve të bëhen pjesë e ndryshimit


Lëvizja Besa përmes një konference për shtyp deklaroi se ka hapur një thirrje publike për pranimin e 17 personave në departamentet që janë pjesë e Sekretariatit të Departamenteve pranë Lëvizjes BESA. Nga Lëvizja Besa bëjnë thirrje që të aplikojnë persona profesionistë të fushave të ndryshme që siç thanë përmes vizionit dhe potencialit të tyre profesional do të ofrohet monitorimi i çdo veprimi politik të të gjitha dikastereve të Qeverisë.

“Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar në hapjen e dyervepër të gjithë intelektualët, profesionistët, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë atyre që duan që potencialin e tyre individual ta vendosin në shërbim të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike dhe socio-kulturore në vend. Duke u nisur nga këto parime dhe konform organizimit të brendshëm partiak, Kryesia Qendrore e partisë në mbledhjen e fundit solli vendim që për organizimin e Sekretariatit të Departamenteve, të kemi një qasje inkluzive duke inkurajuar që në kuadër të këtij organi partiak të kyçen njerëz profesionist nga lemi të ndryshme që do bëjnë monitorimin e çdo veprimi politik të gjitha dikastereve ministrore të Qeverisë”.

Nga Lëvizja Besa bëjnë me dije se afati i thirrjes do të zgjasë 15 ditë ku përmes këtye 17 personave do të ofrojnë zgjidhje më të mirë për problemet me të cilat ballafaqohet shteti, dhe gjithë ky angazhim i tyre do jetë i rrumbullaksuar duke i ofruar qytetarëve të vendit një program politik të përpiluar nga profesionistët e sferave të ndryshme./KlanMacedonia/