Shkup: 33 vjeçarja thotë se i dashuri i saj e ka dhu*nuar se*ksua*lisht djalin e saj të mitur


Ministria e Punëve të brendshme njofton se një grua nga Shkupi ka raportuar në polici se i dashuri i saj ka su*lmuar se*ksua*lisht djalin e saj të mitur. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 21.10.2022 në ora 07:45 në SPB-Shkup, një grua 33 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se K.M., me të cilin ishte në lidhje dashuri, ka kryer su*lm se*ksu*al ndaj djalit të saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.