Ademi: “Qëllimi ynë është që vendi jonë të jetë pjesë e Bashkimin Evropian”

Vazhdojnë konsultimet për sigurimin e numrit të votave për miratimin me sukses të ndryshimeve kushtetuese me të gjithë deputetët dhe me të gjitha partitë politike, deklaroi këtë pasdite koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend, Arbër Ademi.

Konsultimet, thekson Ademi, vazhdojnë me të gjithë faktorët relevantë në vend në këtë drejtim.

“Qëllimi ynë është që vendi i vendit tonë të jetë në Bashkimin Evropian, tha Ademi, duke kujtuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë javës ka pasur një takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi lidhur me këtë temë.

Ademi theksoi se gjithçka që është arritur deri më tani, duke filluar me formulimet e dala nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është arritur me konsensus dhe me konsultime me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke marrë parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare.