“Doktori” rrëfen momentin e trishtë: Kur më larguan nga televizioni, pësova ishemi cerebrale


“Doktori” i Fiks Fare, aktori Gent Pjetri
Genti Pjetri, i njohur si “Doktori” i Fiks Fare, ka rrëfyer për herë të parë momentin e dhimbshëm kur e larguan nga puna në Top Channel. Ai thotë se shkaku kryesor ka qenë alkooli, por dhe thashethemet e ironitë në korridoret e televizionit.

Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë Genti ka treguar për emisionit “Të Harruarit” se e teproi edhe më shumë me alkoolin. “Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, është shprehur ai. Pasojat duken qartë në fytyrën e tij.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje.

S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë seç duhet.

Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftë se do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Gent Pjetri.