Shantazhuan vajzën në Instagram dhe i morën 3 mijë euro: Arrestohen me “presh në duar”


Ka rezultuar e pasuksesshme aventura e tre të rinjve në Elbasan, të cilët kanë shantazhuar në instagram një vajzë, me të cilën ka pasur komunikim online.

Siç njofton Prokuroria e Përgjithshme në një komunikatë për shtyp, të rinjtë që kanë tentuar t’i merrin vajzës 3 mijë euro në këmbim të mos publikimit të marrëdhënies online janë arrestuar në momentin që kanë marrë paratë.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1442 datë 11.10.2022 për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të parashikuar nga nenet 109/b i Kodit Penal në bazë të kallëzimit të shtetasit E.K.

Ky shtetas shantazhohej nëpërmjet platformës Instagram për t’i bërë publike lidhjen intime. Autorët kërkonin 3000 euro për të mos bërë publike lidhjen intime.

Robbie Coltrane, ‘Harry Potter’ Star, Dead at 72
Keep Watching

Nga ana e organit të prokurorisë është dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave.

Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.

Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.