Kushtetuesja para kolapsit


Nuk është hera e parë që kryetarja e Kushtetueses me anë të shkresave paralajmëron opinionin se Gjykata Kushtetuese është në gjendje kritike, dhe se është në prag të bllokimit nga mungesa e kuorumit pasi Parlamenti nuk është në gjendje të zgjedh gjykatësit e ri.

Zgjedhja e gjykatësve kushtetues ka ngelur në Parlament tash e një vit e gjysmë, dhe ende nuk dihet nëse deri më 7 dhjetor, kur edhe i përfundon mandati gjykatëses Markudova, gjykata do të përfundojë dhe më në fund do të punojë me përbërje të plotë prej nëntë gjyqtarëve. Këshilli Gjyqësor do të fillojë procedurën për zgjedhjen e gjykatësit të ri kushtetues gjatë javës së ardhshme, ose fillimin e nëntorit pasi dje kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Katsarska, zyrtarisht e njoftoi kryetaren e këshillit Pavlina Cërvenkovska se gjykatëses kushtetuese Vangelina Markudova i skadon afati më 7 dhjetor.

Pas kësaj është e mundur që këshilli të zgjedh gjykatësin e ri kushtetues nga radhët e gjykatësve, para se Parlamenti të zgjedhë 4 gjykatësit e ri kushtetues dhe në dhjetor gjykata kushtetuese të shmangë bllokimin dhe krizën kushtetuese. Në shkresën e saj Kacarska njofton Këshillin Gjyqësor se më 7 dhjetor, pas përfundimit të mandatit të gjykatëses, Gjykata Kushtetuese do të mbetet me 4 gjykatës.

“Sipas kësaj, janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për përcaktimin e propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjykatësve. Pa hyrë në kompetencat dhe mënyrën e punës së Këshillit Gjyqësor, dua të theksoj nevojën e përcaktimit të menjëhershëm të propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri. Krahas kësaj është edhe situata aktuale në Gjykatë e cila po punon në kufirin e kuorumit për shkak të moszgjedhjes se katër gjykatësve të tjerë nga Parlamenti, e cila pret prej 17 muajsh. Nëse situata alarmante në Gjykatën Kushtetuese vazhdon deri në përfundimin e mandatit të gjykatëses Markudova vendi do të gjendet në krizë kushtetuese”, përfundoi Kacarska.

Ajo shton se në një rast të tillë Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë kushte për mbajtjen e seancave, dhe se nuk do të jetë në gjendje për të kontrolluar ligjet dhe rregulloret si dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Edhe përkundër njoftimeve të Parlamentit se do të kërkohet një mënyrë përshpejtimi për zgjedhjen e gjykatësve në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në koordinim me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, dje nuk u përmend.

Sipas disa burimeve, situata alarmante në Gjykatën Kushtetuese nuk është diskutuar në koordinim i cili ka zgjatur pak për shkak të obligimeve të kryeparlamentarit Xhaferi në Parlament. Nuk është hera e parë që kryetarja e Kushtetueses me anë të shkresave paralajmëron opinionin se Gjykata Kushtetuese është në gjendje kritike, dhe se është në prag të kuorumit pasi Parlamenti nuk është në gjendje të zgjedh gjykatësit e ri.

Në maj Kacarska ka iniciuar takim me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për të folur lidhur me situatën e krijuar. Epilogu i takimit ishte vazhdimi i punës së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, por edhe pas 13 shtyrjeve ende nuk kanë mundur të finalizojnë përzgjedhjen e katër gjyqtarëve kushtetues. Parlamenti është njoftuar gjatë vitit të kaluar se mandati i gjykatësve Sali Murati, Nikolla Ivanovski dhe Elena Gosheva, do të përfundojë në vitin 2021, ndërsa gjatë këtij viti i përfundon mandati edhe i gjykatësit Jovan Josifovski.

Komisioni deri më tani ka dhënë mbështetje për gjykatësit të ri kushtetues, kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, dhe gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderi./(koha.mk)