Aksident tragjik në Shqipëri, makina shtyp për vdekje 6 vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në qendrën e qytetit të Divjakës, ku një fëmijë vetëm 6 vjeç, është shtypur për vdekje nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10. Një makinë e tipit bezn e drejtuar nga një grua 35 vjeçare ka goditur jë fëmijë të mitur të moshës 6 vjeçare, duke e lënë të vdekur.

Divjakë

Informacion paraprak

Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.