Jeton Shaqiri priti në takim fituesit e garës “gjigante” të NASA-s


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, realizoi takim me me fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge, nxënësit e SHMQSH “Zef Lush Marku”, “ Rade Jovçevski – Korçagin” dhe “ Orce Nikollov”. Duke i uruar për suksesin dhe vendin e parë, ministri Shaqiri theksoi se garat si NASA Space Apps Challenge janë pjesë e procesit më të madh për përgatitjen e një gjenerate të re shkencëtarësh, inxhinierësh, astronautësh dhe kërkuesish, të cilët do të udhëheqin botën në kryerjen e misioneve të reja.

Jam i lumtur që kjo ngjarje ndërkombëtare vazhdon të njohë cilësinë, ambicien dhe talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë”, theksoi Shaqiri. Ekipi për tre ditët aq sa zgjati edhe gara arriti të krijojë një aplikacion interaktiv celular dhe ueb faqe përmes të cilit mund të eksplorohen pozicionet dhe madhësitë e kratereve të Hënës të shkaktuara nga tërmetet, të ashtuquajturat moonquakes, duke përdorur të dhënat e NASA-s të marra nga të dhënat sizmike dhe gjeofizike të mbledhura nga instrumentet që i kanë lënë astronautët nga misionet Apollo. Nxënësit përveç që fituan vendin e parë, fituan edhe të drejtën e vizitës së Qendrës Hapësinore Kenedi të NASA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.