Ne prag te takimit te ministrave te jashtem te procesit te Berlinit shefja e diplomacise gjermane Annalena Baerbock ka kercenuar Serbine. Ne konferencen per shtyp me homologen kosovare Gervalla Baerbock theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur zyrtarisht Kosovën.
Ministrat e jashtem nga Shqiperia, Kosova dhe shtetet pjese e procesit te Berlinit mblidhen javen e ardhshme ne Gjermani per te ringjallur kete iniciative. Shefja e diplomacise gjermane Annalena Baerbock ne krah te homologes kosovare Gervalla theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur zyrtarisht Kosovën.
ANNALENA BAERBOCK – MINISTRE E JASHTME E GJERMANISE
Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën per kete ne kemi një qëndrim shumë të qartë. Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke. Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje.
Duke nënkuptuar propozimin gjermano-francez Donika Gërvalla-Schëarz, për të cilin ka folur presidenti seb Vuçiç tha se “ka vazhdimisht nisma shumë interesante që hidhen në diskutim nga partnerët e Kosoves por normalizimi në dialogun me Serbinë mund të kulmojë vetëm me njohjen reciproke.