Tmerronin fëmijët me maskë, 4 edukatore pushohen nga puna

Katër edukatore amerikane janë pushuar nga puna, pasi një video e tyre duke tmerruar fëmijët me maskën e filmit “Halloween” u bë virale. Ngjarja ka ndodhur në Mississippi dhe në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, njëra prej tyre i bërtet fëmijëve duke i thënë që të sillen mirë, ndërsa të vegjlit ulërasin të tmerruar nga maska.
Sheila Sanders, menaxherja e kopshtit, tha se nuk e dinte për këtë sjellje derisa doli videoja.

“Ato edukatore nuk punojnë më për ne, u pushuan. Nuk isha në dijeni për këto veprime”, tha menaxherja. Edukatorja me maskë, në një video ndjese të gjatë 19 minuta, tha: “Maskën e bleva për të trembur fëmijët dhe e pëdora në mënyrë të papërshtatshme. Por, e hoqa pas pak minutave dhe u ktheva sërish te fëmijët, për t’i thënë që e largova përbindëshin dhe se nuk do të kthehej më. Fëmijët më përqafuan sepse i njoh prej vitesh, por këto gjëra nuk ishin në video”.
VIDEO