Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e sotme po kryen bastisje në disa kazino në Qytetin e Tetovës.
Sipas informatave paraprake që posedon tv KlanM policia po bën kontrolle për të konstatuar se a ka shkelje të ligjit, apo persona të mitur të cilët janë prezent në kazinot.
Në terren është edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike së bashku me ekipet e policisë.
Nga SPB Tetovë për Klan M thonë se nesër do të dalin me detaje më të hollësishme rreth aksionit në fjalë.