Pendarovski: “Të bashkohemi dhe bashkërisht të përballemi me problemet”


Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sot, pas 81 vitesh nga fillimi i lu*ftës antifashiste që na solli lirinë dhe shtetin maqedonas, bashkë me gjithë njerëzimin jemi para sprovave të reja. Përveç të gjitha problemeve shëndetësore, ekonomike, të sigurisë dhe energjetikës, ne jetojmë edhe me një ndarje të thellë në shoqërinë maqedonase… 11 Tetori dhe lu*fta antifashiste le të jetë frymëzimi ynë për kapërcimin e ndarjeve dhe pajtimin kombëtar me respekt të ndërsjellë. Le të lëmë mënjanë interesat personale dhe të punojmë për të mirën e përbashkët, të bekuar me mundësinë për të jetuar në liri dhe paqe, në vendin tonë. Qoftë festë e përjetshme!”, u shpreh Pendarovski në urimin me rastin e “11 Tetorit”.