Pasaporta do të lëshohen të shtunën dhe të dielën në Maqedoni


Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë nxjerrjen e pasaportave ditën e shtunë dhe të diell. Këtë e njoftoi zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Kemi angazhuar punonjës shtesë në dy turne të plota duke i shfrytëzuar në maksimum kapacitetet e pajisjeve teknike që posedojmë!
Që shërbimet tona të jenë më efikase, në përfundim e sipër është edhe furnizimi me pajisje të reja teknike me kapacitete më të mëdha prodhimi”, tha zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme edhe më tej do t’i ris kapacitetet, në kuadër dhe në pajisje teknike me qëllim që të tejkalohen turmat e zakonshme