LSM: “Qeveria duhet t’i shqyrtojë dhe t’i dënojë kushtet e kompanive për largimin e punëtorëve nga puna”


Qeveria duhet seriozisht t’i shqyrtojë dhe t’i dënojë kushtet e kompanive që dje kërcënuan me pushimin nga puna 30 deri në 50 për qind të punëtorëve për shkak të rritjes së shpenzimeve që do të kishin, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përmes një komunikate për opinionin.

“Kompanitë duhet të jenë të përgjegjshme, sepse gjatë krizës së coronës, qeveria ndihmoi bizneset që qëndruan të qëndrueshme në treg me paratë e qytetarëve dhe gjithashtu një pjesë e madhe e tyre abuzuan me ndihmën financiare të qeverisë dhe përfunduan në xhepat e tyre në vend të paratë e punëtorëve, ndërsa prokuroria dhe institucionet ende heshtin”, shkruajnë nga LSM. Sipas tyre, një kërcënim i tillë publik do të sjellë trazira sociale dhe do të rrezikojë gjendjen edhe ashtu të brishtë sociale të punëtorëve por edhe të qytetarëve në këtë vend.

“Për këto arsye kërkojmë që qeveria ta dënojë dhe urgjentisht të marrë masa për parandalimin e kushteve të tilla dhe gjetjen e mënyrës për mbrojtjen e ligjshme të punonjësve në sektorin privat, sidomos tani në një krizë të tillë ekonomike, veçanërisht sepse biznesi dhe shefat dhe në në kohë krize ekonomike dhe energjetike, ata bënë miliona fitime ndërsa punëtorët mezi mbijetojnë dhe ndjejnë në lëkurën e tyre rritjen më të madhe të kostos së jetesës”, thonë nga LSM./Telegrafi/