Ba*stisje në Haraçinë, arr*estohet shpërndarësi i ko*kainës


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia gjatë ditës së djeshme ka arr*estuar 23-vjeçarin E.A. nga Haraçina e Shkupit. I njëjti sipas MPB-së dyshohet për “prodhim dhe shitje të substancave na*rkotike”.

“Gjatë ba*stisjes së kryer në shtëpinë e E.A. në Haraçinë të Shkupit, në bazë të urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, janë gjetur objekte në lidhje me vepra penale, ndërsa personi është arr*estuar. Në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria e Shkupit, kundër tij gjatë ditës me procedurë të shpejtë do të parashtrohet kallëzim penal. Në mars 2019, ndaj të njëjtit person është bërë kallëzim penal për trafik të paligjshëm ko*kaine”, thonë nga MPB.