Artistet bëjnë “xing” me veshjet – Beyonce vesh fustanin e njëjtë me atë që Semi veshi pak kohë më parë (FOTO)


Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë. Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha. Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e entuziasmuar në rrjete sociale.

“Dua të them, unë dhe Beyonce”. I vetmi detaj që ndryshonte ishin krahët, ku Semi kishte veshur doreza të zeza të gjata, ndërsa Beyonce një pelerinë të gjatë ngjyrë e zezë. Së fundmi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa në postimin e saj të fundit u shfaq e veshur nga një krijim i një tjetër stilisteje shqiptare.

40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi. Përveç fustanit të veçantë, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj.