Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë në Gjevgjeli ka miratuar masën e paraburgimit për një person i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturit. Nga Prokuroria thonë se prindërit i kishin besuar kujdesin e fëmijëve personit në fjalë.
“I dyshuari, të cilit prindërit i kanë besuar kujdesin për tre fëmijët e moshës 8, 6 dhe 2 vjeç, ka shfrytëzuar të njëjtat rast dhe ka kryer vazhdimisht veprën “përdhunim” ndaj fëmijës më të madh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.