Kim Kardashian është gjobitur me 1,26 milion dollarë për shkak se ka promovuar kriptovalutë në Instagram, pa bërë me dije se ishte paguar për këtë gjë plot 250 000 dollarë. Në qershor 2021, Kardashian i bëri reklamë në profilin e saj kriptovalutës Ethereum Max, me anë të një “story”. Por, nuk tregoi se për këtë postim ishte paguar çerek milioni $.
Gjithashtu, autoritetet amerikane kanë vendosur që Kim Kardashian të mos promovojë më kriptovaluta për 3 vite: “Çështja e zonjës Kardashian shërben si kujtesë për të famshmit që ligji u kërkon atyre që të tregojnë publikisht kur dhe sa janë paguar për të promovuar”. 41-vjeçarja Kim Kardashian është e famshmja më e fundit që është gjobitur për promovim kriptovalutash. Floyd Mayweather Jr., DJ Khaled dhe Steven Segal janë gjobitur në të kaluarën.