Ish-deputet i BDI-së dhe ish-komandat i UÇK-së, Rafis Aliti, i ftuar sot në emisionin “Click Plus” në TV21 duke folur për zhvillimet në BDI, iu përgjigj edhe pyetjes sesa peshë ka tani Musa Xhaferi në BDI. Aliti u përgjigj se çdo themelues ka peshën e vet, në strukturë, në kryesi dhe në elektorat. Ai tha se me Xhaferin njihen prej vitit 2001 se kanë pasur shpesh mosakordime por në fund githmonë jemi marrë vesh në fund.
“E njoh Musa Xhaferin prej 2001 edhe pse unë kam qenë në Kuvend edhe ai në ekzekutiv. Jo çdoherë jemi pajtuar me njëri-tjetrin, por në fund kemi marrë vendim bashkë. Secili duhet ta dijë peshën e vet që ka edhe në elektorat ku vepron dhe nga vjen. Gjithsesi Musa Xhaferi duhet të vijë vetë të flasë për këtë çështje, sesa peshë ka ai në BDI.”, tha Aliti.