Hivzi Ismailit për herë të dytë i ndalohet hyrja në Serbi


I është ndaluar për herën e dytë hyrja në territorin e Serbisë, akademikut Hivzi Ismailit.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i MPJ’së, Jetlir Zyberaj, i cili thotë se pala serbe është joserioze ndaj zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, raporton Gazetametro.net.

“Pala serbe definitivisht është e pa interesuar dhe totalisht joserioze në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami në pikën kufitare me Serbinë” ka thënë Zyberaj.
Ai ka paralajmëruar masë reciprociteti me Serbinë.

“BE do te lajmërohet nga ana jone që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”, shtoi ai.

Ndërkohë, edhe tre ditë më parë Islami u ndalua nga autoritetet serbe, derisa ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Bujanoc.

Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo. Policia kufitare nuk dha shpjegim.