Zyrtare: Besir Demiri bëhet pjesë e kombëtares shqiptare
Edhe zyrtarisht, Besir Demiri është bërë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit, shkruan Fakte. Ai dje është pajisur me pasaportën e shtetit shqiptar dhe tani nuk ka asnjë pengesë të paraqitet në fushë me fanellën kuq e zi.
Demiri i cili vjen nga Shkupi dhe karrierën e tij sportive e ka filluar në Shkup, aktualisht luan në Mariupolin e Ukrainës, ndërsa në kombëtaren e Maqedonisë ka pasur pozicionin e mesfushorit.