Arbër Ademi: “Dhimbje për të gjithë qytetin e Kumanovës!”

Edhe deputeti Arbër Ademi ka shprehur ngushëllime për humbjen e Erdan Ramadanit, i cili disa ditë më parë ra në lumin Vardar me veturën e tij në Zhelinë. Ademi tha se për të gjithë qytetin e Kumanovës ka dhimbje, pasi që sot u gjet i pajetë trupi i Erdan Ramadanit.

Dhimbje për të gjithë qytetin e Kumanovës! Sot u gjet trupi i pajetë i Erdanit tonë, i cili humbi jetën në moshë shumë të re, në aksidentin tragjik që ndodhi ditë më parë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Erdan Ramadanit.