Shoku i shkruan fjalë prekëse 22-vjeçarit Erdan Ramadani: “Ti ike, por na ke lënë shumë kujtime!”


Sot u gjet trupi i Erdan Ramadanit nga Kumanova, i cili para disa ditësh me makinën e tij ra në ujërat lumit Vardar në Zhelinë, në autostradën Shkup-Tetovë. Ndërkaq me fjalë shumë prekëse ka shkruar shoku i Erdanit, Hekuran Jashari. Ky i fundit ka thënë se humbja e shokut ka tronditur të gjithëve.

“Erdan, humbja jote na ka tronditur të gjithë neve ndaj edhe nuk mund të mos i them dy fjalë për ty. Nga bisedat që kishim gjithmonë ngelja i befasuar mbi njohuritë e thella që kishe. E doje të mirën e shoqëris andaj studijoje sociologjinë, e doje të përparuar popullin ndaj të interesonte politika. Kumanova ka humbur një djal të zellshëm e përparimtar. Ti ike por pas vete ke lënë kujtime që do të mbajm mend gjithmonë. Në zemrat tona Erdan”, ka shkruar Hekuran Jashari./Open-TV.