Pendarovski dhe Bekteshi vendosën lule në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari


Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm trafiku në Bullgari, në të cilin 45 persona humbën jetën pasi autobusi mori flakë.

“Gjatë vizitës në Bullgari, së bashku me presidentin Pendarovski vendosëm kurora me lule tek vendi ku ndodhi aksidenti tragjik vitin e kaluar ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Bekteshi në faqen e tij zyrtare në Facebook.