Vi*ktima e një su*lmi se*ksual në Pejë, Mrika Nikqi, e cila është alpiniste, ka publikuar një video ku shihet duke u su*lmuar sek*sua*lisht nga një person. Su*lmi ka ndodhur më 27 shtator, rreth orës 20:50, ku vi*ktima derisa po ecte rrugës ndalet nga një su*lmues, me iniciale F.B, që Nikqi thotë se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.
“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha vik*timë e su*lmit se*ksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.” Mrika Nikqi thotë se ky rast ka bërë që ajo të jetë në gjendje të rëndë emocionale e të mos mund të deklarohet në tërësi.
“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe su*lmuesin e paskrupullt”. Ndërkaq, pas punës hetimore të policisë, Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se su*lmuesi që shihet në video është arrestuar.
“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arr*estuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Su*lmi se*ksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Postimi i saj: