Grubi uron bashkëqytetarët boshnjak me rastin e 28 Shtatorit


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka përcjellë urimet e tija për komunitetin boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e ditës kushtuar atyre. Sipas Grubit mbi respektin e ndërsjellë të vlerave identitare dhe barazinë si parim të demokracisë, vendi ynë ka ndërtuar perspektivën e shëndoshë të zhvillimit.
Ky është postimi i plotë i Grubit në Facebook:

“Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit boshnjak,
Mbi respektin e ndërsjelltë të vlerave identitare dhe barazinë si parim të demokracisë, vendi ynë ka ndërtuar perspektivën e shëndoshë të zhvillimit.

Bashkë mbi të njejtat përcaktime progresive dhe properëndimore kemi dalë të suksesshëm në çdo sfidë dhe bashkë duhet të vazhdojmë të hapërojmë drejt një horizonti procesesh për të ardhmen e shëndoshë dhe të rrumbullakësimit të synimit tonë të përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian.
Urime 28 Shtatorin – Ditën ndërkombëtare të popullit tuaj, shëndet, mbarësi dhe suksese paçit gjithmonë në familjet tuaja!”